Austri: Pas sulmit brutal, arrestohen pesë të rinjtë

0
176

Pas një sulmi brutal të një bande, policia e Kufstein ka arritur të arrestojë pesë të rinj: dy kosovarë (16 dhe 18 vjeç), dy austriakë (të dy 15 vjeç) dhe një rus (16) nga qarku Kufstein. Prokuroria ka vendosur paraburgim për të gjithë.

17 mars, rreth orës 22.45 pesë të rinjtë e lartë përmendur dyshohen se kanë rrahur me sende të forta një 19 vjeçar vendas.

Këtij të fundit, pasi e kanë shtrirë e kanë shkelmuar dhe grushtuar, ndërsa para se të arratisen ia kanë grabitur kuletën si dhe celularin.

Të pesë të rinjtë akuzohen për “plagosje me rrezik jete”, ndërsa dyshohen edhe për përleshje tjera fizike në të kaluarën.

SHARE