Mërgimtarët dhurojnë një autoambulancë për QKMF në Rahovec

0
135

Qendra Komunale e Mjekësisë Familjare (QKMF), në qytetin e Rahovecit nga sot e tutje do të ketë në dispozicion edhe një autoambulancë të marrë si donacion, nga mërgimtarët Sabit Shehu dhe Eldina Shehu Durguti.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i ka falënderuar mërgimtarët për dhënien e donacionit, siç e vlerësoi ai mjaft të rëndësishëm, për personelin që nga sot e tutje mund ta shfrytëzojnë këtë autoambulancë.

Ndryshe, në ceremoninë e dorëzimit të donacionit nga mërgimtaret të pranishëm ishin edhe Samir Mustafa, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale dhe Jusuf Koronica, drejtor i QKMF-së.

SHARE