Greqia tregon dhëmbët – Aktivizon flotën detare…

0
253

Greqia duket se ka vendosur të tregojë dhëmbët, mes provokime të vazhdueshme nga ana e Turqisë, por edhe thirrjeve të NATO-s për stabilizimin e situatës në rajon.

Pas paradës ushtarakë në Athinë, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka urdhëruar papritur një stërvitje të jashtëzakonshme në Dodekanisa, Egje.

Sipas mediave greke, në stërvitje të madhe janë aktivizuar edhe Forcat Speciale “Delta”. Ato njihen ndryshe si ajka e ushtrisë greke dhe janë forcat që merren me përballimin e krizave të mëdha etnike.

Kjo është hera e dytë që Forcat Speciale “Delta” stërviten në pak ditë, duke treguar kështu edhe seriozitetin e situatës. Një gjë të tillë e ka shprehur edhe kryeministri grek Tsipras, i cili tha se ka ardhur koha që Turqia t’i japë fund provokimeve. Pamjet ekskluzive i gjeni në foton poshtë – mos e humbisni.

SHARE