Teatri i Tetovës: Premiera e Komedisë ” Kripë Deti ” (Video)

0
251

Teatri i Tetovës është gati me premierën e komedisë “Kripë Deti” të autorit bullgar Emil Bonev dhe në regji të Nehat Memeti.Për shfaqjen në tërësi dhe konceptin e saj shprehet regjisori: “Në këtë vepër të autorit Bullgar Emil Bonev trajtohet një ndër motivet më interesante të dramaturgjisë, ajo e dashurisë.

Bëhet fjalë për dy vajza dhe dy djem ku secili në vehtë mbartë ndonjë histori të dhimbshme apo dështim i cili i’u bëhet pengesa dhe barra kryesore për t’u dashuruar. Këta dy çifte përmes situatave dhe peripecive të ndryshme më në fund arrijnë që të dashurohen duke i mposhtur komplekset dhe frikat e tyre. Prandaj në konceptin tim regjisorial do të trajtoj dëshirën dhe nevojën e personazheve për artikulimin e seksualitetit të tyre mashkullor ose femror.


Personazhet do të trajtohen nga perspektiva Lakaniane që do të thotë se gjatë shfaqjes të gjithë ata do të metamorfozojnë mvarësisht nga situata në të cilën gjenden. Në fund të shfaqjes para publikut defilojnë personazhe komplet ndryshe!

E Premte 7 Korrik 2017 ora 20:00

Teatri i Tetovës

“KRIPË DETI”

Autor: Emil Bonev
Regjisor: Nehat Memeti

Luajnë:
Burhan Amiti
Elmir Sejfullai
Linda Shabani
Azra Sallahi

Skenografia: Krste Dzidrov-Gibby
Kosumet: Medina Hoxha

PREMIERË7 Korrik 2017 (e Premte) ora 20:00"KRIPË DETI"

Posted by Teatri Tetovës Tetovë on Dienstag, 4. Juli 2017

 

SHARE