Shqiptari puntor ditën e trafikant natën, bie në pranga

0
250

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi gjatë kontrollit i janë gjendur 30 kg drogë.

Mediat italiane kanë raportuar se shqiptari jetonte në Riva Ligure. Sipas tyre, gjatë ditës ishte punëtor i thjeshtë, ndërsa gjatë natës bënte tjetër aktivitet.

Kanë qenë fqinjët e pallatit ata që kanë spinuar 30-vjeçarin, duke e çuar në pranga, shkruan Gazeta Shqiptare.

Sipas policisë, shqiptari i ftonte klientët e tij gjatë natës në banesën e tij në këtë zone, dhe duket se kjo i ka shqetësuar shumë banorët, për shkak të zhurmave që bëheshin gjatë natës.

Policia ka nisur hetimet dhe përgjoi shqiptarin, deri sa arriti ta kapë në banesë, në një kontroll blic duke i sekuestruar sasinë e drogës, hashash, marijuanë dhe kokainë.

SHARE