Qeveria e Maqedonisë nuk tërhiqet nga tatimi progresiv personal

0
214

Qeveria nuk do të heqë dorë nga vendosja e tatimit progresiv personal. Paralajmërimi i ministrit të financave, Dragan Tevdovski që me 18% të tatimohen të ardhurat mbi 1 mijë euro shkaktoi kritika të ashpra në opinion. Kryeministri Zoran Zaev shprehet se reforma tatimore është në programin e qeverisë dhe e njëjta do të zbatohet.

Ai iu shmang përgjigjes së pyetjes se sa duhet të jetë pragu nga i cili do të fillonte tatimimi më i lartë dhe tha se debati i hapur në opinion është i parakohshëm. Vendimi përfundimtar do të merret në bazë të të dhënave dhe analizave të hollësishme të situatës.

SHARE