RASHEL KOLANECI, MILIONA ARSYE TË FORTA PËR TA DASHURUAR !

0
1744

Rasheli, vajza që shoqëron Ermalin çdo të shtunë në emisionin e tij së fundmi është komentuar shumë në media dhe një përshtypje për të nuk mund të linte pa e dhënë gazetari i njohur, Bledi Mane. Bledi i ka kushtuar një shkrim mjaft vlerësues Rashelit duke surprizuar edhe vetë modelen e cila e ka falenderuar publikisht.

“RASHEL KOLANECI, MILIONA ARSYE TË FORTA PËR TA DASHURUAR KËTË VAJZË!
Ekranet e televizioneve shqiptare jane katandisur si listat e partive politike me kandidate medioker ose kriminele per kandidate deputetesh. Me nje ndryshim fare te vogel, ekranet ne pergjithesi shfaqin silikonin e pjeshkave torrollake duke fashitur trurin dhe oratorine e tyre pa dhene as me te voglin mesazh e pa argetuar as gjysmen e audiences.

Por si per dreq, Ermal Mamaqi ndreqi kete handikap duke ia zbukuruar me teper humorin dhe moderimin vetes se tij. Te gjithe ne, cdo te shtune ulemi te paret para televizorit dhe duam ta perpijme mbremjen e ta kemi te gjithen per veten. Duam te qeshim e ndoshta ta prekim me dore ekranin kur ne krah te Ermalit shfaqet edhe ajo. E vogla, e brishta, e bukura, fatalja Rashel Kolaneci…

Kolanecet me origjine te vjeter nga Korca gjithmone kane treguar e kane kontribuar ne akademizmin nacional. Gjyshi i Rashelit, Prof. Dr Fejzi Kolaneci eshte nje nder matematikanet me te njohur shqiptar. Megjithese rreth te 80, ende kontribuon si lektor i jashtem ne disa universitete te Tiranes. Babai i Rashelit, Eniel Kolaneci, pedagog i jurispudences dhe nje pasionant i gjuetise. Esmeralda Kolaneci, nena e Rashelit, pedagoge ne Universitetin Evropian te Tiranes.

SHARE