Dashuria të bën të harrosh edhe ku ke parkuar makinën

0
178

Policia gjermane ndihmoi një burrë, i cili kishte rënë kaq shumë kokë e këmbë në dashuri, sa kishte harruar edhe ku kishte parkuar makinën e tij.

”42-vjeçari gjerman dhe gruaja që i kishte marrë mendjen atij, iu drejtuan një rajoni policie, në qytetin perëndimor të Landaut, pasi kishin kërkuar më kot për makinën”, njoftoi sot policia gjermane.

”Çifti kishte lënë takim të shtunën e kaluar”, shtoi ajo.

Kjo histori u mbyll me një fund të lumtur, pavarësisht faktit se 42-vjeçari kishte harruar se ku kishte parkuar makinën.

Pas përshkrimit të vendit ku kishte parkuar, për policinë gjermane ishte e lehtë, që në pak minuta, të gjente makinën e parkuar.

SHARE