Gjermania po planifikon 500 milionë euro në vit për kthimin e azilkërkuesve! Shqipëria pjesë e programit

0
265

Ministri i Zhvillimit në Gjermani, Gerd Muller (CSU), paralajmëron mundësinë e fuqizimit të programit të kthimit vullnetar të emigrantëve.
Në një prononcim për agjencinë gjermane të shtypit, Muller tha se për programin e azilkërkuesve të kthyer duhen 500 milionë euro në vit.

Aktualisht, për këtë program ku është e përfshirë dhe Shqipëria, janë akorduar 150 milionë euro.

“Kjo është shumë më e lirë sesa mbajtja e njerëzve këtu në Gjermani”, u shpreh ai. Programi i Ministrisë së Zhvillimit të Gjermanisë nisi në mars të vitit 2017. Ai synon të ndihmojë azilkërkuesit e emigrantët e kthyer që të rehabilitohen në vendet e tyre të origjinës pas kthimit nga Gjermania, përmes mbështetjes së programeve të punësimit, këshillimit për nisjen e bizneseve të reja etj.

SHARE