Kallëzim penal për një trafikues droge

0
180

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër një trafikuesi droge nga Manastiri ndërsa gjykata i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 55-vjeçari B.E nga Manastiri dyshohet se ka prodhuar dhe shitur drogë të llojit heroinë.

Policia shpjegon se gjatë muajit prill, ka blerë herion prej një personi ende të panjohur për policinë dhe e ka paketuar në qese më të vogla, në sasi më të vogël.

Pastaj pakot e drogës ua ka shitur personave të varur nga narkotikët në rrethinën e Manastirit. ?ë 4 prill, policia ka shkuar për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe në vendin ku ka qëndruar përkohësisht dhe aty kanë gjetur qese najlloni të mbushura me heroinë dhe një qese më të madhe nga e cila janë mbushur qeset në të vogla.

Policia ka verifikuar se bëhet fjalë për heroinë pasi që e ka ekzaminuar në laborator. Sasia e heroinës së konfiskuar është 243 gramë.

SHARE