Ngacmimet seksuale në UP, kërkohet ndryshim i kodit të etikës

0
182

Grupi Anti-seksist, i përbërë nga disa organizata joqeveritare, ka kërkuar që të adresohen të gjitha kërkesat e tyre për luftimin e ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës.Oranizatorët e këtij tubimi, Lëvizja për Studim, Kritikë dhe Veprim, Art-Polis, USPE dhe ORCA, para rektoratit, thanë se shkarkimi i ish-prorektores Teuta Pustina-Krasniqi, nuk ishte kërkesë e vetme e tyre, njofton Klan Kosova.Ata radhitën edhe tri të tjera, duke nisur nga ndryshimi i Kodit të Etikës për personelin akademik të universitetit dhe futja e ngacmimeve seksuale në dispozita të këtij kodi.

Kërkesë e dytë është krijimi i Komisionit Hetimor, me pjesëmarrje të gjerë shoqërore, për hetimin e ngacmimeve seksuale.Ndërsa e treta lidhet me marrjen e një qëndrimi publik nga ana e UP-së, më saktësisht me kërkimfalje nga ky institucion për të gjitha rastet e ngacmimeve seksuale deri tani dhe për mosveprim në rastet kur ato janë paraqitur para organeve të cilat do të duhej të merrnin mastta.

SHARE