Incidenti në Reçicë të Vogël, 4 persona në pranga

0
194

Policia ka njoftuar se ka arrestuar kater persona lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Reçicë të Vogël ku si pasojë mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën.

Ende nuk ka detaje për shkaqet e incidentit, MPB pritet sot të dalë në një konferencë për shtyp dhe të shpalos më shumë informacione.

Rreth incidentit në fjalë mbrmë ka reaguar BDI-ja duke përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë çdo lidhshmëri me incidentin në fjalë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme. Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka pasur përleshje apo incident. Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”, thuhet në reagimin e BDI-së.

SHARE