Katër muaj pa insulinë, mjekët japin paratë e tyre për të ndihmuar pacientët

0
183

Ka katër muaj që shumica e Qendrave të Mjekësisë Familjare në qytetet e Kosovës kanë mbetur pa insulinë, që është medikament i listës esenciale të barnave që duhet t’i ketë secila qendër.Gjendja është rënduar jashtëzakonisht shumë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, ku insulina e madje edhe shumica e barnave nga lista esenciale nuk janë dërguar që nga muaji dhjetor.Pacientët paguajnë më shumë se 10 euro për të blerë vetë insulinën, e cila nëpër barnatore private shitet më çmim më të lartë kur kuptohet se mungon furnizimi në QKMF.

Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha, duke folur për Gazetën Blic, e ka vlerësuar gjendjen si alarmante dhe të papranueshme.Ka treguar madje se pacientët po i akuzojnë ata se insulinën po e ndalin për vete.“Prej fillimit të dhjetorit nuk jemi furnizuar fare nga Ministria e Shëndetësisë, nuk po arrijmë të menaxhojmë situatën dhe nuk ka qysh më keq. Nuk kemi pas mundësi asnjërit prej pacientëve që kanë ardhur të ju ofrojmë insulina. Numri i pacientëve momentalisht është 180, dhe pozita e jonë është shumë e keqe meqenëse pacientët po dyshojnë se ne po i marrim për vete ato.”

SHARE