Pse e zgjodhi për të dytën herë? Këngëtari shqiptar ka një kimi të veçantë me Ajola Xoxën

0
176

“Heshje” ishte videoklipi i parë pas të cilit ne mësuam profesionin tjetër të Ajola Xoxës. Prej vitesh e kishte lënë mënjanë dashurinë për artin, por spikati menjëherë me stilin elegant të një klipi ndryshe nga të tjerët – vizionar, ëndërrimtar, frymëzues. Andos, një këngëtar i kujdesshëm për muzikën që bën, pa eksperimentuar dhe pa kërkuar komercializimin e stilit të tij, i besoi Ajolës çdo ide që do të fliste përmes “Heshtjes” së tij…
Por nuk mbeti vetëm ai. Pasi klipin e Andosit e pa Miriam Cani, i kërkoi bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës të ishte edhe ideatorja e klipit të saj të ri “Meteor”, i cili, po ashtu është i veçantë dhe me një gjuhë “meteorësh”, që përcjell një mesazh të bukur.
I treti në radhë, sërish me ide nga Ajola, është klipi i prezantuar vetëm dy ditë më parë. “Mall”, klipi i këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision, është sërish një ide e Ajolës. Edhe këtë herë, gjuha me të cilën flitet është simbolike, përshtatur edhe me përmbajtjen e tekstit. Bardhë e zi, një krijim i gjallë dashurie, të cilën bota do ta pengojë.

Dhe së fundi, klipi i katërt me ide të Ajolës është sërish projekti më i ri i Andos. Për të dytën herë, këngëtari i njohur zgjodhi Ajolën dhe ia la gjithçka asaj në dorë. “Ata sy”, videoklipi që ka vetëm pak orë që është publikuar, është ideuar deri në detaj nga Ajola.
Mbrëmjen e së mërkurës, Andos ishte në Top Magazine për promovimin e klipit dhe pas pyetjes se si është të punosh me Ajolën, tha se ajo ka një kimi pune për t’u admiruar: “Mua kimia e punës me Ajolën më pëlqen. Ajo i ka bërë të gjitha, i ka menduar të gjitha. Ajo ka respekt për punën time si këngëtar dhe për këtë e falënderoj. Është krijuar një kimi shumë e mirë mes nesh”, – tha Andos.
Në lidhje me konceptin e klipit që Ajola ka menduar, Andos tha se çdo ide ka qenë e saj. Një çift brenda një kubi, herë jashtë e herë brenda, krijon idenë e një hapësire të sigurt, ajo në të cilën janë dashuruar, hapësira e tyre personale, larg nga të gjithë: “Me këngën kam dashur të them se jeta ditë – natë na largon ndonjëherë nga njerëzit, na largon nga ata persona që ndoshta nuk duam, nga të dashurit…”

SHARE