Trafik klandestinësh, arrestohen tunizianë, sirianë dhe kosovarë

0
116

Policia gjermane e Rosenheim në 5 prill ka kontrolluar shumë persona në autostradën A93, ku ka arritur të kapë shumë persona nga Siria, Tunizia dhe Kosova.

Ata dyshohen se kanë ndihmuar bashkëkombasit e tyre për emigrim ilegal, shkruajnë mediat gjermane. Arrestimet kanë ndodhur gjatë kontrolleve të ndryshme dhe të dyshuarit u janë dërguar organeve të drejtësisë në Bad Reichenhall.

Mes të kontrolluarve është edhe një automjet me targa italiane. Shoferi ishte kosovar dhe kishte dokumenta të rregullta italiane. Bashkëudhëtari i tij, 30 vjeç, nuk kishte dokumenta dhe leje qëndrimi në Gjermani.

Bashkë udhëtarit i është ndaluar hyrja në Gjermani dhe i është dorëzuar policisë austriake. 29 vjeçari dyshohet se ka dashur të trafikojë bashkëkombasin e tij dhe ndaj tij është ngritur ecuri penale.

SHARE