Mbipesha, diabeti dhe sëmundjet e zemrës paracaktohen në barkun e nënës

0
176

Sipas studimit të ri të bërë nga Fakulteti i Mjekësisë në Warwick, rreziku për zhvillimin e diabetit, obezitetit (mbipeshës) dhe sëmundjeve të zemrës pjesërisht paracaktohen gjersa fryti është ende në barkun e nënës.

Gratë shtatzëna të cilat e përmirësojnë dietën e tyre dhe e rrisin sasinë e vitaminave në ushqimin e tyre mund ta ulin rrezikshmërinë për zhvillimin e këtyre çrregullimeve tek fëmija i tyre në të ardhmen.

Hulumtimi i këtij fakulteti ka analizuar gratë shtatzëna dhe ka përcjell zhvillimin e foshnjave të tyre, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi gjetur se nënat që kanë pasur nivele të ulëta të vitaminës B12 kanë lindur foshnja me tipare që sugjerojnë zhvillimin e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës menjëherë pas lindjes deri në moshën gjashtë vjeçare”, thonë hulumtuesit nga ky institucion.

“Ne besojmë se vitaminat në dietën e femrave shtatzëna në masë të madhe ndikojnë në mënyrën se si ADN (baza gjenetike) e tyre do të funksionoj, si dhe pjesërisht e përcaktojnë nëse në të ardhmen personi i lindur a do të anoj kah obeziteti (mbipesha)”.

Pra, faza shumë e hershme, “in utero” (në barkun e nënës) mund të jetë e rëndësisë së madhe për shëndetin e individëve në të ardhmen.

Hulumtimi i Warwick-ut në fakt ka gjetur se mungesa e balancës së këtyre vitaminave në qelizat yndyrore, në masë të madhe ndikon në mënyrën se si këto qeliza e shfrytëzojnë energjinë.

SHARE