Drogë në kufirin tokësor me Greqinë

0
205

Policia greke ka gjetur gjatë patrullimeve të saj një çante me 20 kg drogë të llojit marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Sipas informacioneve droga ishte futur në një çantë, dhe më pas u braktis në një zonë pyjore në Neohori të Pogonit, në Janinë.

Sipas dyshimeve trafikantët kanë pikasur policinë dhe më pas kanë braktisur drogën duke u larguar me shpejtësi. Sakaq, policia greke po vijon kontrollet në zonë dhe po punon për kapjen e poseduesve të lëndës narkotike.

Sipas informacioneve te medias greke dhe të policisë së ketij vendi ka patur një shtim të trafikimit të drogës nga kufiri i gjelber me Greqinë nga Shqipëria.

SHARE