Bastisje në veri, Njësia Speciale në aksion

0
238

Departamenti i Hetimeve Tatimore (DHTI) dhe Inteligjencës sot në mëngjes ka zhvilluar një aksion kontrolli bastisje në Zubin Potok, në katër lokacione nën dyshimin se janë kryer veprimtari të kundërligjshme – transaksione fiktive.
Aksioni është zhvilluar me sukses dhe pa ndonjë problem, ku në mbështetje të zyrtarëve të DHTI-së kanë qenë Njësia Speciale. Aksioni është zhvilluar me autorizim të prokurorit.

Sipas informacioneve të para nga tereni, janë gjetur disa dëshmi se personat dhe subjektet e caktuara, janë marrë me veprimtari të kundërligjshme – lëshimin e faturave fiktive.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova materiale, si: USB dhe dokumentacion tjetër që dëshmojnë shmangie tatimore, vlera e faturave fiktive të lëshuara dyshohet të jetë mbi 4 milionë euro, thuhet në komunikatë.

SHARE