Klaudia Pepa vjen në Tiranë

0
267

Ndarja e dyshes së balerinëve Klaudia Pepa dhe Albi Nako bëri një bujë të madhe në mediat shqiptare. Marrëdhënia e tyre përfundoi pas Klaudia u largua për të vazhduar karrierën e saj në Itali.

Por pas një periudhe të gjatë Klaudia ka mbërritur në Tiranë pak ditë më parë dhe ndër njerëzit e parë që ka takuar ka qenë Ardit Gjebrea, i cili ka qenë një nga personat më të rëndësishëm në marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Albi Nako, pasi në skenën e të ‘Dielës shqiptare” ai i bëri propozimin për martesë.

Pas takimit dyshja kanë publikuar edhe një foto në ‘Instastory’ ku duken mjaft të gëzuar për këtë takim.

SHARE