Evropa Zbulon Shijen e Vërtetë nga Fruta dhe Perimet Shqiptare

0
231

Si shija e prodhimeve shqiptare nuk ka. Ndaj dhe, që bujqësia është kthyer në trend dhe në një minierë ari kjo është e dukshme. Kjo, faktuar edhe nga shifrat në rritje.

Interesi i tregut evropian për fruta perimet shqiptare po vjen gjithnjë e në rritje, kjo falë shijes së mirë, cilësisë dhe standardeve që produktet shqiptare plotësojnë.

Perimet janë ato që i kanë dhënë shtysë shifrave të eksportit, duke shënuar rritje dyshifrore, ku janë edhe kryesuese në vlerë ndaj produkteve të tjera.

Në grupin e perimeve kryeson eksporti i domateve, kastravecave, specave, sallatës jeshile por edhe lakrës së bardhë etj.

Përsa i përket frutave, kryesojnë portokallet, luleshtrydhet, mollët etj. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, krahas prodhimeve tradicionale, shumë fermerë shqiptarë janë duke kultivuar varitete të reja perimesh dhe frutash me qëllim furnizimin tregun vendas e të huaj.

Vitet e fundit, shumë fermerë kanë pasuruar sipërfaqet e tyre me produktet që më parë vinin nga importi siç janë avokadot dhe kivit por edhe kultura të tjera.

Hapeni lidhjen dhe shikoni Videon e mrrekullueshme ku shihen produktet shqiptare që zën vendin e parë për cilësi në tregun evropian.

SHARE