Agnesa Vuthaj, tashmë me një brend ndërkombëtar çantash

0
248

Prej ditës së parë që fokusi i Agnesa Vuthajt u orientua në botën e modës, krijimet e koleksioneve të reja kanë pasur gjithnjë një qasje sa elegante, aq edhe evropiane.

Sepse që në krye të herës, siç duket vet stilistja e njohur e ka pasur orientimin drejt botës së huaj, përtej kufijve të Shqipërisë e Kosovës.
Ne nuk kishim dyshime që emri i saj është një brend ndërkombëtar, por aktualisht ajo ka hedhur një tjetër hap në karrierën profesionale.

Çantat e dizajnuara prej Agnesës, mund të blihen online në faqen Wolf& Badger që është i njohur si një faqe e pavarur botërore markash në veshje, çanta, e aksesorë – transmeton revista Class.

SHARE