Sheqerinska: Nëse pajtohen të gjitha partitë, do të ketë një njësi zgjedhore

0
182

“Ne do të donim të shihnim një model proporcional të zgjedhjeve, duke futur një njësi zgjedhore. Ajo ishte pjesë e programit tonë përpara zgjedhjeve, por për këto çështje nevojitet konsensus midis partive politike”, tha zv.kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në konferencën e sotme për shtyp.

Në lidhje me KSHZ-në, Sheqerinska informoi se është arritur marrëveshje që të shkohet në dy faza. Në të parën do të trajtohet problemi u zgjedhjes së anëtarëve.

Ndërsa në fazën e dytë do të shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku do të merren parasysh edhe vërejtjet e OSBE-së dhe shoqatave qytetare.

Sheqernska përshëndeti kthimin e deputetëve të opozitës maqedonase në Kuvend, ku tha se me ndihmën e tyre është sjellur edhe ligji për ndjekjen e komunikimeve.

SHARE