Tradita e çmendur e ultrasve, sherr 10 kundër 10 para ndeshjes

0
239

Ultrasit e Malagës dhe Real Madridit janë takuar për një sherr “stil rus” në male në prag të ndeshjes në La Liga.

Fotot janë marrë nga Twitter nga të dyja grupet, me nga dhjetë pjesëtarë për çdo krah, duke bërë një sherr të dhunshëm në një zonë të pabanuar.

Njëra bandë është e veshur me bluza blu me mbishkrim: “Lufto, gjakosu, fito”, dhe tjetra me të zeza, dhe madje sherri ka pasur edhe një arbitër.

Raportet e shumta në Twitter sugjerojnë se ishte një sherr i pastër, me rregulla strikte, ku përfshihet edhe pezullimi i armëve, por grushtet dhe shkelmat janë të ligjshme.

Dhe raportohet se ashtu si në fushën e lojës, ultrasit e Real Madridit fituan betejën.

SHARE