Nusja humb jetën rrugës për në dasmën e saj, ku e priste dhëndri pranë altarit (Foto/Video +16)

0
275

32-vjeçarja planifikonte të befasonte të fejuarin e saj Udirley Damasceno i cili po e priste pranë altarit, kur befasisht helikopteri u rrëzua një milje larg zonës ku kishte planifikuar të aterroj në Sao Paulo të Brazilit.

Rosemere do Nascimento Silva ka ndërruar jetë në aksident së bashku me vëllanë, pilotin dhe fotografen që ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Dhëndri dhe 300 mysafirët e ftuar, nuk e kishin idenë që ajo planifikonte një hyrje spektatore në kishë.
Por, sipas hetuesve helikopteri ka mundur të rrëzohet për shkak të dukshmërisë së dobët, ku në një moment helikopteri kishte prekur degët e një druri gjigant.

SHARE