Shqiptarët janë faktorë më meritorë për lajmin e madh nga BE-ja

0
241

Shqiptarët janë faktorë më meritorë për këtë Lajm nga BE-ja! …Rrugëtimi për integrimin e vendit në BE, një dekadë ishte i mbërthyer me mashtrime. Kuadrot shqiptarë që ushtruan detyrën e ministrit për euro-integrime luajtën rolin vetëm të një posteri dhe telallit mashtrues. Ministrja për Euro-integrime, Elizabeta Trajkovska tani më e ndjerë, nga kjo detyrë u tërhoqë për shkaqe shëndetësore por disa herë në mes reshtave deklaroi se Nikolla Gruevski nuk e ka mendjen kah Evropa dhe NATO-ja, thotë për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Ai thekson se edhe Vasko Naumovski, poashtu në këtë detyrë u dorëhoqë me disa mesreshta se Nikolla Gruevski nuk e ka për synim perendimin.

“Ivica Bocevski, u dorëhoqë nga kjo detyrë duke kumtuar në dorëheqjen se unë u shtera nuk kam fuqi të çoj këtë proces nëse të gjithë nuk kemi synim integrimin. Ndërsa shqiptarët që ishin në këtë detyrë luajtën vetëm detyrën e postierit të përpiktë me organizmat ndërkombëtarë duke çuar dhe sjellur dokumente dhe mesazhe të përcaktuara ekskluzivisht nga Nikolla Gruevski”, thekson Aliu.

Kuadrot e BDI-së në këtë detyrë mashtruan shqiptarët për gjoja angazhimin e tyre për në BE por kurë pa folur haptas se Nikolla Gruevski sillet me taktizime mashtruese lidhur me integrimin, dhe kurën e kurës nuk i thanë troç në mbledhjet e qeverisë se ti zoti kryeministër a e ke me gjithë mendë këtë integrim apo vetëm dëshiron ne të bartim vetëm politikat tuaja.

“Sot, për këtë lajm të mirë të komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Maqedoninë ,pa dyshim se më meritorët janë shqiptarët që ishin faktorë kyç për rëzimin e regjimit të kaluar”, nënvizon Aliu.

SHARE