Aksion i madh i Shtetit kundër lojërave të fatit

0
164

Lokalet e lojërave të fatit, dita-ditës duket se po shtohen edhe më shumë. Në shumicën e rrugëve të kryeqytetit mund të hasësh në një lokal të tillë.
Këto lokale mund zakonisht i vizitojnë të rinj, në të shumtën e rasteve të gjinisë mashkullore, të cilët në disa prej tyre shikojnë lojëra futbolli. Ata në këto vende nganjëherë luajnë edhe ‘tiketa bastoresh’ siç quhen në zhargon.

Mirëpo këto lokale zhvillojnë edhe veprimtari të tjera ku shpeshherë në raporte policore është cekur që policia ka mbyllur vende të tilla ku dyshohej se kryheshin veprimtari prostitucioni.

Në një përgjigje për portalin lajmi.net, Policia e Kosovës ka thënë se kontrollet në këto lokale bëhen me autorizim dhe leje të ATK-së.

“Policia e Kosovës në bazë të autorizimeve ligjore, pos të tjerash, bënë kontrolle edhe në hapësira private dhe publike, kur dyshohet se në ato hapësira kryhet veprimtari e jashtëligjshme (konsumim narkotikeve, trafikim me qenie njerëzore etj). Këto kontrolle bëhen me autorizim dhe leje nga organet e drejtësisë dhe shpesh në operacionet e tilla policore përfshihen edhe zyrtare komunal, ATK-ja dhe nga ministri përkatëse te cilët kryejnë punët e tyre ne baze te autorizimeve te tyre”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Ndër të tjera Policia thekson se në mbylljen e këtyre lokaleve ata mund të jenë vetëm prezent.

“Policia mund te jetë prezentë në shumicën e rasteve kur mbyllen lokale te ndryshme dhe për shkaqe të ndryshme përfshirë edhe kazino, bastoret etj”, thekson Policia.
Zyrtarja për komunikim me Publikun në ATK, Valentina Bytyqi – Sefa, ka treguar për portalin lajmi.net se sa lokale të tilla janë mbyllur gjatë vitit 2017 dhe për periudhën janar 2018.

Ajo ka thënë se janë zhvilluar 1540 aksione.

“Në vitin 2017 janë zhvilluar 1,540 aksione dhe aktivitete të rregullta, si rezultat i këtyre aktiviteteve janë mbyllur 214 lokale të lojërave të fatit, të cilat kanë zhvilluar veprimtarin e tyre pa licenca të ATK-së, po ashtu duke mos e respektuar edhe distancën prej 500 metra vijë ajrore lartë, institucioneve arsimore, shëndetësore, fetare etj. Po ashtu janë anuluar 179 licenca, ndërsa vlera e gjobave për këto konstatime është 1.3 milionë euro”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në tre mujorin e parë të 2018 – janë realizuar 378 vizita në teren, që siç tha ajo kanë rezultuar me 133 gjoba të shqiptuara.

“Këto gjoba janë në vlerë prej 566,000€. Ndërsa ,70 subjekte të mbyllura pa vendim të ATK-ës, të cilat kanë zhvilluar veprimtarin e tyre pa licenca të ATK-së, po ashtu duke mos e respektuar edhe distancën prej 500 metra vijë ajrore lartë, institucioneve arsimore, shëndetësore, fetare etj”, përfundoi ajo duke iu bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë përmes linjës pa pagës në 0800 80 800, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.

SHARE