Çfarë është dieta e lëngshme dhe a është ajo e shëndetshme?

0
199

Lëngjet, supërat – një dietë e lëngshme i zëvendëson të gjithë vaktet tuaja me – siç kuptohet dhe nga emri – gjëra të lëngshme.

Kjo lloj diete promovohet si më e shpejta për të humbur në peshë e për të lehtësuar tretjen por a është ajo e shëndetshme?

Ka disa arye pse duhet të nisni një dietë të lëngshme. Shumica e nisin kur kanë vështirësi në gëlltitjen e ushqimit apo në tretje. Por doktorët thonë që jo domosdoshmërisht duhet të kesh ndonjë komplikacion që të fillosh këtë dietë, megjithatë në qoftë doni ta filloni, konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj.

Një arsye tjetër pse shumë njerëz zgjedhin dietën e lëngshme është për të humbur në peshë e për të bërë gjithashtu një lloj detox-i të trupit të tyre. Lëngjet e frutave dhe perimeve kanë doza të shëndetshme vitaminash, mineralesh e antioksidantësh por pretendimet që ato shërbejnë si detox për trupin tuaj nuk janë në fakt të bazuara në raporte shkencore.

Disa studime tregojnë që një dietë e tillë te personat mbipeshë i ka ndihmuar ata të humbin më shumë kg se sa personat që ndiqnin një dietë me vakte të planifikuara e të kontrolluara.

Por kjo lloj diete vjen dhe me rreziqet e veta që mund të jenë marramendje, pak kalori, nuk do të ndiheni të ngopur, ka kostë të lartë etj.

Ju mund të nisni një dietë të lëngshme vetë por kini parasysh të konsultoheni me mjekun dhe gjithashtu duhet të dini që një dietë e tillë nuk është e këshillueshme për një kohë të gjatë.

SHARE