Ushqimet që ndikojnë në mirëqënien e trurit

0
195

Sipas hulumtimeve të reja, ngrënia e perimeve dhe e frutave të caktuara mund ta rritë performancën e trurit në mënyrë drastike.

Udhëheqësi i këtij studimi, Dr. Tamlin Conner, psikolog në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re, thotë se kampanjat e shëndetësisë kryesisht janë përqendruar në sasinë e frutave dhe perimeve që njerëzit duhet t’i konsumojnë, ku pesë në ditë ka qenë këshilla kryesore.Sidoqoftë, tani ky studim i publikuar në revistën ‘Frontiers in Psychology’, ka zbuluar se për një shëndet më të mirë mendor, është e rëndësishme ta konsideroni mënyrën në të cilën janë përgatitur dhe konsumuar produktet e ndryshme

Shkencëtarët thonë se ushqimet që ndërlidhen me shëndet të mirë mendor janë karotat, bananet, mollat, spinaqi, lakra, frutat citrik, kiwi dhe kastraveci.

Por, këto ushqime duhet të konsumohen ashtu siç janë në natyrë pa u gatuar fare sepse proceset e tilla ua zvogëlojnë frutave dhe perimeve nivelet e lendëve ushqyese

SHARE