Zanfina Ismaili në një dedikim prekës për të ëmën që do ju përlotë

0
231

Pasi lexon fjalët që ajo ka përzgjedhur për të përshkruar dhimbjen në këtë dy vjetor të ndarjes nga jeta të mamasë së saj, e kupton se koha nuk fal! Kalon kaq shpejt, si pa u ndjerë, dhe befas kupton që tek ty jetojnë thjesht kujtimet për personin më të shtrenjtë të zemrës. Për këngëtaren e njohur kosovare Zanfina Ismaijli, por edhe për dy motrat e tjera Adelinën dhe Emën, sot është një ditë e trishtë, që u kujton pikërisht ndarjen nga jeta të mamasë së tyre përpara dy vjetësh, për shkak të një sëmundje të pashërueshme.

Sigurisht, që vetëm një ditë nuk mjafton që ato të kujtojnë mamanë e ndjerë të tyre, sepse ajo jeton përgjithmonë në shpirtin e tyre, por më e vogla e familjes Ismaili, Zanfina ka vendosur që dhimbjen dhe ndjesinë ta ndaj me të gjithë përmes një statusi të postuar në instagram vetëm pak minuta më parë.

Ajo shkruan: “Kisha menduar se do të plakesha me ty, dhe do mundeshim të përjetonim shumë gjëra bashkë. Kurrë se kisha menduar që një sëmundje të na ndajë, kaq shpejtë…Tani, kanë mbetur kujtimet, këshillat e tua edhe dëshirat që ke pasur për mua. Çdo orë, çdo minutë e sekond më mungon. Të dua mami. 25 prill 2016”.

SHARE