Grabitja në Kamëz, Basha shkon në mortin e familjes Buci (ka një paralajmërim për Ramën)

0
776
Albania’s main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina)

Këtë të enjte lideri i demokratëve Lulzim Basha ka shkuar të vizitojë familjarët e Agim Bucit, 52 vjeçarit i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në dyqanin e tij, gjatë një grabitje të armatosur.
Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës dhe ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama.

“Ngjarje barbare. Babai i katër fëmijëve është ekzekutuar me armë zjarri gjatë grabitjes së dyqanit të tij. Bashkëshortja e tij në gjendje kritike, gjithçka në sy të djalit. I shpreh ngushëllime familjes, ndaj me ta dhimbjen e madhe. Pasiguria e familjeve shqiptare, e biznesi të vogël shqiptar ka marrë përmasa tronditëse.

Në më pak se katër javë grabitjet janë bërë lajm i përditshëm, por janë bërë dhe shkak për vrasje. Apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë, sepse nuk mund të ketë polici në shërbim të qytetarëve, kur kemi qeverinë në shërbim të kriminelëve. PD do jetë në krah të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Tolerancë zero ndaj krimit dhe grusht i hekurt në zemër të krimit, politika duhet të shkëputet nga krimi. Shpreh ngushëllimet e mia edhe në emër të PD për familjen në këtë dhimbje ekstreme, uroj që nëna të rikuperohet. Pata komunikim me mjekët, shpresojmë që pas mjekimit të dalë nga kjo gjendje”-tha Basha.

SHARE