Kush janë njerëzit me të zeza që po krijojnë kaos në Hamburg?

0
244

E gjithë bota ka kthyer vëmendjen nga trazirat në Hamburg, mirëpo vëmendje kanë marrë demonstruesit me fytyra të mbuluara dhe të veshur tërësisht me të zeza.

Ata u quajtën blloku i zi. Nga koka të këmbët janë në të zeza, me shami mbi fytyra, kapela, shpesh edhe syze dielli

E gjithë bota po sheh përleshje mes policisë e protestuesve, që sipas Deutsche Ëelle po e shkaktojnë ata. Media në fjalë thotë se ata të lumtur kthehen në vendin e ngjarjes me molotov, gurë e shishe për të treguar ‘shfaqje’.

Sipas DË-së, blloku i zi, siç e quan media këtë grup edhe pse nuk dihet emri i tyre i vërtetë, përkundër forcave të mëdha të policisë, të premten në mbrëmje kanë djegur makina kanë thyer dritare të dyqaneve.

Grupe të tilla, sipas DË, përdorin taktika të protestave të qeta në rrugë ku i bëjnë të dhunshme, por se identiteti i tyre nuk dihet pasi janë të mbuluar dhe mbete anonim.

Në këtë grup janë të mbledhur majtistët radikalët, anarkistët dhe aktivistë anonim, janë të lidhur ndërkombëtarisht dhe të gatshëm për dhunë.

Afër 400 policë janë lënduar në këto protesta.

SHARE