Mblidhen vendet anëtare të NATO-s, diskutohet për Maqedoninë dhe Rusinë

0
173
Flag of the NATO

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) do të takohen sot në Bruksel, para Samitit të qershorit.
Burime diplomatike të NATO-së kanë thënë për agjencinë e lajmeve AIM se nuk shohin rrezik të madh të ndikimit rus në Maqedoni.

Sipas këtyre burimeve, ky konstatim bazohet në përcaktimin e vendit për NATO, por edhe në mbështetjen e madhe të popullsisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Rusia dhe Maqedonia pritet të përmenden në diskutimet në këtë takim.

SHARE