“Klubet që e duan Salahun duhet të paguajnë shumë, vështirë se Liverpooli do ta lë të largohet”

0
132

Fabregas beson se Liverpooli nuk do ta lë të largohet Salahun dhe vështirë se ndonjë klub do të paguajë shumën e çmendur që klubi anglez kërkon për egjiptianin.
Në një intervistë për COPE, mesfushori i Chelsea, Cesc Fabregas, ka lavdëruar anësorin e Liverpoolit, Mohamed Salah, që është bërë cak i shumë klubeve Evropiane pas sezonit mbresëlënës me ekipin e Jurgen Klopp.

“Dyshoj se Liverpooli do ta lë lehtë të largohet Salahun dhe dyshoj që disa klube mund të paguajnë çmimin që ata do të kërkojnë”, tha Fabregas.

“Ai është lojtar shumë i talentuar, është i shpejt, ka nuhatje të mirë për gol dhe shumë vetëbesim, që është shumë e rëndësishme”, shtoi ai.

Mediat në Angli raportojnë se Liverpooli kërkon së paku 200 milionë për 25 vjeçarin që po monitorohet nga Real Madridi.

SHARE