Shqiptari kapet me makinën plot me drogë

0
158

Një tjetër aksion antidroge është zhvilluar sot në Greqi, ku janë sekuestruar 248 kg marijuanë, ndërsa në pranga ranë tre persona, mes tyre 1 shqiptar.

Policia e Janinës ka ndjekur dy automjete që vinin nga kufiri i gjelbër dhe i ka kapur në Dhotsiko, Grevena.

Sipas mediave greke, në një nga mjetet janë gjetur dhe sekuestruar 80 pako me 248 kg 400 gram marijuanë. Mjeti drejtohej nga një 27-vjeçar shqiptar, i arratisur nga burgu i Trikallas pasi kishte marrë leje në 15 shkurt 2013 dhe nuk ishte kthyer.

Përveç drejtuesit të mjetit, në pranga ranë edhe dy persona, një shtetas shqiptar dhe një tjetër grek, ndërsa ideniteti i tyre nuk bëhet i ditur.

SHARE