Huawei prezanton modelin e ri – Honor 9

0
221

Linja e telefonave Huawei Honor e ka zbuluar modelin më të ri të telefonit të saj në Kinë.

Honor 9 do të debutojë për shitje në tregun më të madh aziatik, duke filluar prej 16 qershorit për një çmim që është ekuivalent me 340 dollarë, duke vazhduar traditën e ofrimit të pajisjeve joshëse me një buxhet të përballueshëm.

Nuk ka shumë dallim mes Honori 9 nga paraardhësi i tij, sepse edhe ky model ofron një dizajn të ngjashëm me kommbinim mes metalit dhe xhamit. Ndryshimi kryesor është pozita e sensorit për gjurmë gishtash, i cili ndodhet tashmë në pjesën e përparme të telefonit.

Honor 9 përmban një ekran me 5.5-inç në ekran Full HD me DCI-P3 dhe qelq 2.5D të lakuar, ndërsa pajisja është mundësuar nga procesori Kirin 960 i kompanisë – ashtu si Mate 9 dhe P10.

Honor 9 do të ofrohet në tre konfigurime sa i përket memories – një model bazë me 4GB RAM dhe 64GB memorie, një variant me 6GB RAM dhe 64GB memorie, dhe një model tjetër me 6GB RAM dhe 128GB memorie. Të gjitha versionet përfshijnë një port për microSD.

Telefoni gjithashtu ofron kamera të dyfishta në anën e pasme, me 12MP RGB sensor dhe kamerën tjetër me 20MP. Në anën e përparme ofron 8MP, si dhe baterinë me 3200mAh.

SHARE