E kritikuan për fotografitë provokuese, por Klaudia Pepa merr një çmim për to

0
134

Klaudia Pepa është një nga balerinat më të njohura në Shqipëri.Ndryshe nga koleget e tjera ajo ka zgjedhur që ta ndërtojë imazhin e saj jo vetëm duke u mbështetur mbi baletin.Në faqen e saj të Instagram-it gjen foto dhe video prezantimi nga më të ndryshmet të Klaudias si balerinë të cilat në një farë mënyre e bëjnë figurën e saj akoma edhe më interesante.
Pikërisht disa nga këto foto artistike të balerinës janë vlerësuar me një çmim të rëndësishëm dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Klaudia.Ajo ka treguar fotografitë e saj të shkrepura nga fotografi Renuar Locaj, të cilat janë vlerësuar me çmimin gold në konkursin e fotografisë “Pix De La Photographie Paris” realizuar në Francë.Klaudia i ka kushtuar shumë vëmendje imazhit të saj përtej prezantimeve të saj në televizion e një lloj promovimi janë edhe këto foto.

SHARE