Halil Kastrati: Ka donator që kanë dhënë mbi 40 mijë euro dhe kanë kërkuar të mbesin anonim!

0
103

Themelues i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati aktivitetin e tij human thotë ta ketë nisur 7 vite më parë me hapjen e kuzhinës humanitare në Komunën e Prizrenit, ku në baza ditore ushqehen mbi 300 persona. Për këtë veprim, ai thotë të jetë inspiruar gjatë kohës së luftës për aq kohë sa kishte qenë refugjat.Kastrati, në një intervistë për “Gazeta Blic” ka treguar se përveç këtij aktiviteti, shoqata ndan edhe pagë mujore për fëmijët jetim, ndërton shtëpi dhe dhuron banesa për familjet pa strehim.Tani ai thotë se më së paku ka vështirësi të grumbulloj fonde për t’iu dalë në ndihmë familjeve, kjo pasi që sipas tij donatorët janë të rregullt në kontributin e tyre.

Që nga koha kur ka nisur të merret me aktivitete humane, Kastrati thotë se ka strehuar 80 familje me kushte jo të mira ekonomike. Ai bën të ditur se kanë nisur një aktivitet më të madh human, kështu duke bërë me shtëpi ose banesë çdo javë nga një familje.E në gjithë këto aktivitet, për Kastratin nuk mungojnë edhe momentet e ndjeshme. Ai ka rrëfyer ekskluzivisht për “Gazeta Blic” disa nga rastet më të paharrueshme që i kanë ndodhur në vitet e fundit.“Janë bërë shumë raste dhe më të vërtetë ka shumë prej tyre që ne do i mbajmë në kujtim përgjithmonë shembull: rasti i Bledarit 7 vjeçar që nuk ka ecur asnjëherë dhe tani falë ndihmës së ofruar nga ne përmes donatorëve tanë, Bledari tani ecë me këmbët e tij, pastaj rasti i nënës Hafizës nga Skenderaj që përveç që i kemi bërë me banesë ja kemi siguruar edhe mjetet për operimin e saj në dy sytë dhe pas 44 vitesh ajo tanimë sheh, rasti i Xhelalit nga Gjilani, rast që nuk do ta harrojmë kurrë e kemi gjetur në një situatë shumë të rëndë dhe pa askënd, pa babë e pa nënë, pa vëlla e pa motër edhe pa shtëpi. Jetonte me një stallë. Tani është duke ju ndërtuar shtëpia”, është shprehur ai.Kastrati, është deklaruar edhe për ftesat për inkuadrim në politik që pohon t’i ketë marrë si dhe synimet e tij tjera në misionin humanitar.

SHARE