Dhjetë organizata të personave me nevoja të veçanta në Maqedoni do të marrin grante financiare

0
174

Shoqata për persona me nevoja të veçanta “Polio Plus”, në kuadër të projektit “Margina Obscura”, ka shpërndarë certifikata për grante për dhjetë organizata qytetare të personave nevoja të veçanta.

Konkursi u shpall më 21 mars, kurse projekti u realizua në bashkëpunim me Civica Mobilitas, Agjencinë për bashkëpunim, edukim dhe zhvillim nga Bosnja e Hercegovina, dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE).

Qëllimi i projektit është forcimi i rolit të organizatave të personave nevoja të veçanta që të mund të jenë më aktiv, më efektiv në përfshirjen e ndërtimit të shoqërisë së barabartë për të gjithë.

SHARE