Mbretërit e Evropës

0
181

Messi dhe Salah po rivalizojnë njëri-tjetrin edhe për golashënuesin më të mirë në të gjitha garat, jo vetëm për Këpucën e Artë.
Lionel Messi dhe Mohamed Salah, janë golashënuesit më të mirë në Evropë në të gjitha garat, me 43 finalizime, të cilët po ashtu po luftojnë edhe për Këpucën e Artë (32 gola, respektivisht 31).

Ronaldo agjëroi kundër Bayern Munich në dy ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe për këtë ka zbritur në pozitën e tretë, duke mbetur në kuotën e 42 gola, por portugezi ka mesataren më të mirë, më shumë se një gol për ndeshje, pasi këtë shifër e ka arritur vetëm në 40 paraqitje, shkruan Gazeta Express.

Golashënuesit më të mirë për sezonin 2017/18.

1. Lionel Messi: 43 gola (51 ndeshje).
2. Mohamed Salah: 43 gola (47 ndeshje).
3. Cristiano Ronaldo: 42 gola (40 ndeshje).
4. Ciro Immobile: 41 gola (46 ndeshje).
5. Robert Lewandowski: 39 gola (44 ndeshje).

SHARE