Borisov kërkon traktat miqësie me Maqedoninë

0
237

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov e ka cilësuar si jashtëzakonisht të rëndësishëm nënshkrimin e një traktati me Maqedoninë.

“Nëse ne nuk nënshkruajmë një traktat miqësie me Maqedoninë, unë nuk e di se më kë tjetër do të nënshkruajmë në të ardhmen”, citohet të ketë thënë kreu i qeverisë bullgare, përcjell Konica.al.

Ai ka shprehur bindjen se, duke ua lënë debatet historianëve, politikanët bullgarë do të mbështesin këtë traktat.

“Traktati i miqësisë me Maqedoninë është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne duhet t’ua lëmë debatet historianëve. Unë jam i bindur se politikanët bullgarë do të na mbështesin, por nënshkrimi varet edhe prej politikanëve në Maqedoni. Nëse nuk nënshkruajmë këtë traktat, atëherë çka tjetër do të mund të nënshkruajmë në të ardhmen”, ka thënë Borisov gjatë një debati.

Ai ka shtuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është në interesin e Bullgarisë.

SHARE