Probleme dhe për të bukurën Monica Bellucci

0
131

Që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, aktorin Vincent Cassel, e bukura Monica Bellucci është shfaqur shumë pak, duke bërë një jetë të qetë, larg vëmedjes mediatike. Por, ashtu si dhe shumica a njërëzve të famshëm edhe Bellucci po përballet me problemet fiskale.

Aktorja me orgjinë italiane akuzohet nga autoritetet franceze se nuk ka deklarur dy llogari dhe një shtëpi që ka në Francë. Autoritetet zvicerane ndërkohë kanë thënë se Bellucci është pronare e një shoqërie offshore në Ishujt Vergin.

Edhe më parë aktorja franceze ka qenë nën akuzë nga shteti francez për një rezidencë në Britaninë e Madhe, kohë kur jo ishte ende e lidhur me Vincent Cassel.

SHARE