Këshilltarët e Kukësit nuk dorëzohen, letër Metës dhe Ramës

0
224

Pas organizmit të protestës një muaj më parë, Këshilltarët bashkiak të Kukësit, Hasit dhe Tropojës kanë kërkuar lirimin e 4 kuksianëve të cilët janë në burg pasi u vunë në pranga për sulmin ndaj kabinës ku ishin vendosur makineritë për pagimin e tarifës së rrugës së Kombit.
Ata i janë drejtuar me anë të një letre, Presidentit Ilir Metës dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkohet lirim i 4 kuksianëve dhe të ndërpritet procedimi penal për personat e tjerë.

Ndër kryeministrit Edi Rama i kërkojnë që të anulojë tarifën për rrugën e Kombit, për të cilën kuksianët dolën në protestë.

Por protesta në fjalë degjenderoi në dhunë dhe përplasjes mes policisë dhe protestuesve, ku më pas policia vuri në pranga 23 prej tyre.

Ishte Gjykata e Kukësit, që liroi 12 prej të arrestuarve, ndërsa disa javë më vonë, Gjykata e Apelit në Shkodër, la në burg vetëm 4.

SHARE