15 të vdekur nga ‘çmenduria’ e motit në Japoni

0
222

Në Japoni si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë pjesën jugore të kanë humbur jetën 15 persona.

Përveç kësaj, ekipet e emergjencave po kërkojnë edhe 15 persona të tjerë, të cilët konsiderohen të zhdukur.

Si pasojë e reshjeve, lumenjtë dolën nga shtrati duke vërshuar rrugëve e duke shkatërruar ndërtesa e gjithçka tjetër që dilte përpara.

Shirat arritën deri në 50 centimetra, dhe prekën kryesisht disa zona të ishullit Kiushu, në ekstremin jugor të vendit aziatik.

Ndërkohë që qindra persona të tjerë janë evakuuar, ekipet e shpëtimit po punojnë prej orësh të zhytur në baltë në përpjekje për të gjetur të mbijetuar.

Zona të tjera të prekura nga moti i keq janë ato në prefekturën e Fukuokës, ku autoritetet lokale paralajmëruan se rajoni do të përjetojë reshje të mëtejshme të dendura gjatë fundjavës.

Në operacionet e shpëtimit janë angazhuar gjithësej 12 mijë efektivë, mes të cilëve policë, ushtarë, zjarrfikës dhe personel i rojës bregdetare japoneze.

SHARE