Shaqir Cërvadiku sjell “himnin” e Tortës së martesës

0
176

Jeta ka momente të lumtura, për të cilat artistët tanë kanë krijuar vazhdimisht, por kjo s’do të thotë se u kanë mbaruar së kënduari çasteve të lumturisë. I tillë është momenti i prerjes së tortës në ceremoninë e martesës, e cila realisht simbolizon çdo gjë pozitive që të thuash.

Mirëpo, të rrallë i kemi artistët që dijnë t’i spikasin këto momente jetike, e t’i këndojnë në këngë. Talenti i Shaqir Cërvadikut, me dekada ka ditur të depërtojë në artet e jetës, ashtu siç e kemi rastin me projektin më të ri, me të cilin tashmë na siguroi një “hymn” të munguar në solemnitetet tona.

Me ide të vetë artistit, me tekst të Milaim Islamit e orkestrim të Sinan Kajtazit, kënga “Torta e martesës” sapo u bë “kurora” më e dashur e ceremonive tona martesore.

SHARE