Policia sanksionon 23 persona në Shkup për pjesëmarrje në gara të jashtëligjshme me motoçikleta

0
146

Sektori për siguri në komunikacion në Shkup, ka vazhduar me kontrolle të rrepta në rajonin e Shkupit për të parandaluar organizimin dhe pjesëmarrjen në gara të jashtëligjshme të motoçiklistëve nëpër rrugët e Shkupit.

Me këtë rast, gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të hershëm të sotëm, janë sanksionuar 23 persona.

Një person që nuk ka patur patentë për motoçikletë është arrestuar, nën dyshimin e kryerjes së veprës së shkeljeve doganore.

SHARE