Kurat ideale natyrale kundër ulçerës së stomakut

0
108

Ulçera e stomakut është një sëmundje e dhimbshme që prek miliona njerëz në botë. Bakteri H.Pylori është shkaktari kryesor i dëmtimit të shtresës së stomakut, megjithatë ulçera mund të shkaktohet edhe nga abuzimi me aspirinë, ibuprofen e ilaçe të ngjashme.


Ulçera e stomakut trajtohet me medikamente që synojnë të pakësojnë dhe bllokojnë aciditetin në stomak. Nga ana tjetër ju mund të shfrytëzoni disa produkte dhe kura natyrale që përmirësojnë shëndetin e stomakut.

Flavonoidët

Flavonoidët janë përbërës natyalë të frutave dhe perimeve si mollët, rrushi i kuq, brokoli, bishtajoret, frutat e pyllit dhe çaji jeshil. Këto ushqime janë të mira për stomakun dhe e mbrojnë atë nga bakteret.

Jamballi

Kjo bimë që merret edhe si suplement, parandalon zhvillimin e bakterit përgjegjës për ulçerën. Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha të saj do të përkeqësoni sëmundjet e zemrës ose tensionit të gjakut nëse vuani prej tyre. Konsultohuni me mjekun tuaj.

Probiotikët

Probiotikët janë mikro organizma të rëndësishëm për sistemin tretës. Ato i gjeni me shumicë tek kosi, ose mund t’i merrni si suplementë. Studimet thonë se probiotikët shkatërrojnë bakteret dhe përshpejtojnë shërimin tek njerëzit që tashmë marrin medikamente kundër ulçerës.

Mjalti

Mjalti përmban minimalisht 200 substanca mirëbërëse dhe antioksidantë. Ai është armik i baktereve, përfshirë atë që shkakton ulçerën.
Për sa kohë nivelet e sheqerit janë normale, ju mund ta përdorni mjaltin si ëmbëlsues dhe të qetësoni ulçerën.

SHARE