Tensionet në Gaza, priten përleshje të reja

0
305

Protesta të reja kundër Izraelit priten në territoret palestineze, një ditë pasi trupat izraelite vranë 55 persona në gaza.

E marta shënon përvjetorin e 70 të asaj që palestinezët e quajnë Nakba, apo katastrofa, që bëri që me mijëra vetë të largoheshin gjatë krijimit të izraelit në 1948. Tensionet do të jenë veçanërisht të larta në Gaza ku funeralet e viktimave të përleshjeve të së hënës pritet të mbahen gjatë ditës.

Dhuna erdhi ndërsa SHBA hapi ambasadën e kontestuar në Jeruzalem. Zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi ka zemëruar palestinezët që pretendojnë Jeruzalemin lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez.

Ata e shohin lëvizjen e SHBA si një mbështetje të kontrollit izraelit mbi të gjithë qytetin, që në fakt Izraeli e konsideron kryeqytetin e tij të pandashëm. Zyrtarët palestinezë thanë se përveç të vrarëve, rreth 2700 persona të tjerë janë lënduar në dhunën e së hënës dhe besohet se kjo ishte dita më vdekjeprurëse në gaza që nga 2014.

Kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu tha se ushtria po vepronte në vetëmbrojtje ndërsa lideri i autoritetit palestinez e konsideroi atë që ndodhi, një masakër. Kombet e bashkuara ndërkohë folën për shkelje të rënda të të drejtave njerëzore.

SHARE