Ja frutat më të mira për të rënë në peshë

0
189

Studimet kanë treguar se frutat e pasura me flavonoide janë shumë të mira për të humbur në peshë. Flavonoidet janë substancat speciale që u japin këtyre frutave ngjyrën e kuqe apo vjollcë.

Në këtë mënyrë, këto fruta duhen konsumuar çdo ditë për të arritur një peshë të mirë trupore.

Vishnjet

Këto fruta i bëjnë mirë zemrës por edhe ndihmojnë për rënien në peshë. Të dhënat konfirmojnë se njerëzit që hanë shumë vishnje në një periudhë prej 3 muajsh gëzojnë 9% më pak masë dhjamore se ata që nuk i konsumojnë këto fruta

Frutat e Pyllit

Boronicat, qershitë, manaferrat e fruta të tjera përmbajnë polifenolë të cilët ndalojnë formimin e masës dhjamore. 3 rracione ditore me këto fruta ndalojnë formimin e qelizave dhjamore me 73%

Mollët E Kuqe

Molla e kuqe përmban shumë fibër dhe antioksidantë. Studimet kanë treguar se konsumi i fibrës së mollës ul ndjeshëm masën dhjamore në trup.

Shalqini

Konsumi i shalqinit përmirëson profilin e lipideve dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit. Pavarësisht sheqerit, shalqini ofron shumë vlera shëndetësore.

Pjeshkët, Kumbullat Dhe Nektarinat

Kumbullat, pjeshkët dhe nektarinat parandalojnë sindromën metabolike, e cila shpaloset me një masë të madhe dhjamore në zonën e belit. Këto fruta me bërthamë përmbajnë substanca të fuqishme që pengojnë aktivizimin e geneve të yndyrës.

Për më tepër, ato përmbajnë sasinë më të pakët të sheqerit. Këto fruta gjenden në treg rregullisht dhe mundësojnë ndjekjen e një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Nëpërmjet këtyre frutave të shëndetshme dhe konsumit të rregullt ditor, njeriu mund të parandalojë akumulimin e masave dhjamore të cilat më pas i çelin rrugën sëmundjeve më të rrezikshme si obeziteti dhe diabeti.

SHARE