Shaqiri konfirmon largimin nga Stoke City, këto janë mundësitë për klub të ri

0
253

Xherdan Shaqiri ka pranuar se do të largohet nga Stoke City pas rënies së ekipit nga Premierliga.

Shaqiri ka thënë: “Nuk është më fshehtësi, të gjithë e dinë se do të largohem”.

“Ende gjithçka është e hapur. I besoj vëllait tim dhe këshilltarëve të mi për këtë çështje. Ata do të përkujdesen për gjithçka. Jam i qetë sepse do të më informojnë me kohë”, shtoi ai.

I pyetur rreth thashethemeve se Tottenham dhe Roma e kërkojnë, kosovari ka thënë: “Ta themi kështu: nuk përjashtoj asgjë. Por, do të doja të qëndroja në Angli. Premierligë më përshtatet. Pse? Sepse është liga më e mirë me lojtarët më të mirë. E thjeshtë është!”

SHARE