Xavi vazhdon edhe dy vite me Al Sadd

0
134

Ish ylli i Barcelonës dhe Spanjës ka zgjedhur që të zgjat kontratën edhe dy vite me skuadrën nga Katari, që i bie se ai mund të përfundoi karrierën pas moshës 40 vjeçari.

Xabi e ka përshkruar vetëm si “shumë të kënaqur” pasi që ka vazhduar edhe për dy vite kontratën me Al Sadd.

Klubi nga Doha e konfirmoi lajmin sonte (e enjte) duke shtuar se ata kanë vazhduar me Xavin pavarësisht moshës se tij.

Xavi kalojë në skuadrën arabe më 2015 pasi kishte marrë trofeun e fundit në Camp Nou, derisa ka treguar se ai është i lumtur që po qëndron edhe më shumë në këtë skuadër.

“Jam i lumtur që do të jem pjesë e familjes se Al Sadd edhe për dy vite të tjera”, ka thënë ai.

SHARE